Një 17-vjeçare ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj, duke prerë damarët me xham.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në banesën e G.E., Tiranë.

E reja është dërguar nga të afërmit në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia nisi hetimet për zbardhjen  e rrethanave që e çuan 17-vjeçaren drejt tentativës së vrasjes. Nga të dhënat paraprake thuhet se e reja e ka kryer aktin në kushtet e depresionit.

Lidhur me këtë ngjarje dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje depresioni, duke hedhur dyshime se mund të jetë shtyrë nga loja “Balena blu”.

Por, e reja teksa është marrë në pyetje nga efektivët e komisariatit 4, në prani dhe të psikologut deklaruar se nuk është ndikuar nga askush.