Kryeministri turk Binali Jëlldërëm sot bëri rikonstruim të Kabinetit të tij qeveritar, njoftoi televizioni NTV.

Ndryshimet në Qeverinë e tij, Jëlldërëm i kumtoi pas takimit me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Me rikonstruimin janë ndërruar katër prej pesë zëvendëskryeministrave si dhe pesë ministra të deritanishëm.

Zëvendëskryeministra në Qeverinë e re janë Bekir Bozdag, Mehmet Shimshek, Fikri Ishik, Rexhep Akdag dhe Hakan Çavushogllu.

Ministër i ri i Drejtësisë është Abdulhamit Gjul, i Ushqimit dhe Bujqësisë Ahmet Eshref Fakibaba, për Kulturë dhe Turizëm Numan Kurtulmush, i Shëndetësisë Ahmet Demirxhan, i Punës dhe Politikës Sociale Zhilide Sarieroglu.

Ministrat tjerë i mbajtën dikasteret e deritanishëm edhe në Kabinetin e ri qeveritar.

Ndryshimet në Qeverinë e Jëlldërëmit ishin të pritura që nga maji i këtij viti kur Erdogani, pas ndryshimit të Kushtetutës, sërish u zgjodh lider i Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit.

Me ndryshimet kushtetuese, të cilat u miratuan në referendumin e 16-të prillit, u mundësua që shefi i shtetit të ushtrojë edhe funksione partiake