Ajo mund të jetë një këngëtare jashtëzakonisht e suksesshme, por Rihanna ka zbuluar dëshirën e saj të madhe për të fituar një çmim “Oscar” për rolin e saj në filmin “Valerian and the city of a thousand planets”.

“Do të doja shumë ta merrja një çmim të tillë. Kush nuk do donte të vlerësohej për punën e  mirë? Çdo vlerësim meriton shpërblim”.

“Unë punoj shumë duke lënë pas gjithçka tjetër, por pjesa e vlerësimit nuk është në dorën time,” – tha 29-vjecarja në një intervistë për The Sun.