Richard Gere po e shijon detin dhe diellin.
Aktori 67 vjeçar është parë duke shijuar ca ditë pushimi larg kamerave dhe vëmendjes mediatike në Itali.
Ylli i “The Dinner” është fotografuar duke u futur në ujë.
Gere është duke kaluar pushimet me djalin e tij 17 vjeçar, Homer dhe të dashurën e tij, publicisten 34 vjeçare, Alejandra Silva.
Gere dhe Silva kishin injoruar thashethemet për romancën e tyre në muajin qershor të vitit 2015 kur të dy ishin parë së bashku në një plazh në Itali.
Kjo lidhje është lidhja e parë serioze e aktorit qysh kur ai është ndarë nga bashkëshortja e tij, modelja dhe aktorja, Carey Loëell në muajin shtator të vitit 2013.
Më herët ai ishte i martuar me supermodelen Cindy Craëford, nga vitit 1991 deri në vitin 1995.