Shumë yje të futbollit kanë preferuar ta mbyllin karrierë në Kinë, por ky nuk është rasti i mesfushorit të Bayernit, Franck Ribery. Në një intervistë të fundit, francezi ka zbuluar se e ka pasur mundësinë, por ka refuzuar. “Është e vërtetë, para dy vitesh, kur dëgjova se sa para mund të fitoja atje, ishte diçka e pabesueshme.

Megjithatë, unë luaj futboll për zemrën, për kënaqësinë, jo për para. Ky është mentaliteti im”, ka thënë Ribery. Ai ka dhjetë vite që luan në Munih, gjatë së cilave ka shënuar 111 gola dhe ka dhënë 173 asistime.