Është riaktivizuar vatra e zjarrit në zonën pyjore në fshatin Patin në Klos.

Mësohet se rreth 15 hektarë me shkurre, ferra dhe pisha janë djegur.

Në këtë zonë, zjarrfikësit arritën që më herët gjatë ditës së sotme të shuanin flakët pas disa orësh, por tashmë duhet të përballen sërish me këtë situatë.