Të reshurat e ditës së djeshme në rajonin Pollogut kanë dëmtuar më shumë rrugët në fshatin Trebosh të komunës së Zhelinës duke bllokuar edhe rrugët kryesore të këtij fshati. Nga bashkësia lokale e Treboshit thonë se situata e këtillë paraqitet dy herë brenda muajit dhe kërkojnë një zgjidhje afatgjate për situata të këtilla.

E vetmja rrugë dalje për tu zgjedhur problem i lumit të Porojt, ku ne kemi më shumë pasoja si fshat edhe në të mbjella, ku edhe ju arritën të shihni si janë dëmtuar nga balta, e vetmja zgjidhe është vendosja e një muri mbrojtës në të gjitha pjesët ku rrezikohet fshati dhe unë mendoj se do zgjidhet problem për shumë vite – deklaroi Berzat isaku, bashkësia lokale Trebosh.

Nga ana tjetër  nga komuna e Zhelinës thonë  do të përpilojnë një projekt për të evituar këtë situatë në këtë fshat, ndërsa gjatë ditës së sotme komuna Zhelinës ka angazhuar ekskavator për pastrimin e fshatit.

Global

Sot ekipi do të jetë tërë ditë në terren  ku do pastrohen rrugët dhe më pas do lahen pasi të thahet balta. Kjo është hera e dytë që na ndodhë  dhe do porosis projekt që të zgjerojmë edhe urën aty edhe është kalimi, vetëm ura është në hapësirën tonë dhe shpresoj se do gjejmë mirëkuptim nga komuna e Tetovës që të na jep leje për kanalin ta përfundojmë një herë e përgjithmonë të paktën për situate të këtilla – tha Fatmir Izairi, kryetar Komunës Zhelinës

Vërshimet dëmtuan ujësjellësin në Poroj dhe fshati mbetet pa ujë të pijshëm, por nga Komuna e Tetovës thonë se ekipe të Ndërmarrje Komunale- Tetovës janë duke punuar për të sajuar dëmin./alsat-m  

T mobile In article [4]