Reperi i famshëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në të gjithë botën, Action Bronson, ka publikuar këngën e tij më të re.

Kjo këngë titullohet “The Chairman’s Intent” dhe është e shoqëruar gjithashtu edhe me një videoklip shumë interesant.

Regjinë e këtij të fundit e ka bërë Rik Corderos, ndërsa Arian Aslani (emri i vërtetë i Action) paraqitet duke bërë goditje në stilin “kung-fu”. Gjithashtu ka konfirmuar se albumi “Blue Chips 7000” do të publikohet më 25 gusht.