Reperi Toquel ka publikuar sot këngën e tij “Lambo”. Kjo këngë flet për femrat të cilat e shikojnë anën materiale të një mashkulli. Kënga dhe spoti është realizuar në menyrë shumë profesionale nga “Mojo Productions”.

Ndërkohë tekstin dhe muzikën e ka bërë vetë këngëtari. Toquel për ata që nuk e njohin është një reper i cili ka bërë karrierë shumë të suksesshme edhe në Greqi, ku klipet e tij kanë miliona shikime në YouTube.

Ndërkohë producenti i këngëtarit Toquel i ka thënë “Gazeta Blic” se këngëtari pas dy javesh do të lançojë edhe një këngë, e cila do të jetë një bashkëpunim me një nga anëtarët e “Mojo Productions”. Për më shumë detaje shikojeni videon më poshtë.