Reformatorët nga radhët e VMRO-DPMNE-së po i japin mbështetje Prokurorisë Speciale Publike, e cila është në qendër të kritikave nga ana e kësaj partie. Personat që po kërkojnë ndyshime në partinë e gruevskit pas mbetjes në opozitë, tashmë kanë edhe propozime konkrete. Ata rekombandojnë që Prokuroria Speciale duhet të bashkohet me Prokurorinë Themelore, duke bashkuar forcat për ta luftuar krimin dhe korrupsionin “pa dallime për personat që janë në pushtet dhe për ata që kanë mbetur në opozitë”.