Qeveria ka ndarë 3,2 milionë euro për punën e servisit publik radiodifuziv me të cilën do ta mbulojë anulimin e taksës radiodifuzive për tremujorshin e fundit të vitit që është detyrim i pashmangshëm ligjor i çdo amvisërie. Dejan Georgievski nga Qendra për zhvillim të mediave nuk beson se këto para mjaftojnë për punën normale të servisit publik për këtë periudhë. Ai vlerëson se duhet bërë analizë serioze dhe debat për atë se çfarë servisi radiodifuziv i nevojitet Maqedonisë.

“Duhet të bëjmë analizë serioze, nga një organ i pavarur të cilin do ta emërojë Parlamenti që do t’i vlerësojë nevojat çfarë sistemi të servisit radidifuziv duam, cilat programe duhet t’i ketë, sa kanale, sa të punësuar, cilat janë nevojat për pajisje të re, si dhe për amortizimin e pajisjes. Ndoshta duhet shqyrtuar shembujt në ato shtetet që e ndërruan taksën radidifuzive me një lloj takse tjetër, siç është në Finlandë, e cila vendosi tatim radiodifuzive i cili paguhet në tatimin e të ardhurave, apo Gjermania e cila ka një lloj vetëkontributi radiodifuziv që e paguajnë të gjithë qytetarët”, deklaroi Dejan Georgievski, njofton Alsat-M.