Real Madrid ka larguar nga skuadra edhe mesfushorin spanjoll, Jorge Franco Burgui, i cili ka nënshkruar me Alaves.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Alaves, e cila njofton se ka arritur marrëveshje 4-vjeçare me lojtarin.

“Alaves ka nënshkruar me lojtarin e Real Madridit, Burgui, për katër vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës spanjolle.

Burgui është lojtari i tretë që largohet vetëm ditën e sotme nga Real Madridi pas James Rodriguez te Bayern Munich dhe Danilo te Chelsea.

Më parë nga kampionët e Europës është larguar djali i trajnerit Zinedeine Zidane, Enzo Zidane, i cili ashtu si Burgui ka firmosur me klubin e Alaves.