El Clasico” e parë për sezonin 2017/18 do të zhvillohet me 20 dhjetor, derisa ajo kthyese me gjashtë maj. Është hedhur shorti për edicionin e ri te La Ligas, ku kampioni, Real Madridi, do të nisë mbrojtjen e titullit si mysafirë ndaj Deportivo de La Coruna.

Ndërsa nënkampioni, Barcelona, do të përballet me Real Betis në Camp Nou në sfidën e parë.

“El Clasico” e parë për sezonin 2017/18 do të zhvillohet me 20 dhjetor në xhiron e 17 në La Liga në “Santiago Bernabeu”, derisa ajo kthyese me gjashtë maj, dy xhiro para përfundimit të kampionatit në “Camp Nou”.