Ismail Morina ose i njohur ndryshe si “Ballisti” është kthyer sërish në qendër të vëmendjes nga të gjithë shqiptarët pas raportimeve se Kroacia mund ta ekstradojë atë në Serbi.

Reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, duke kërkuar liri për “Ballistin”, ndërsa një gjë të tillë tani e ka bërë edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi.

“Liri për Balllistin”, shkruhet në foton e postuar në “Instastory” nga lojtari i Colorado Rapids.

Të gjithë e mbajmë mend Ismail “Ballist” Morinën si autorin e ngritjes së dronit në stadiumin e Beogradit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë e luajtur në tetor të vitit 2015.

Image