Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka reaguar pas raportimeve se zyrtar të Gjykatës Speciale janë takuar me presidentit e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ai me anë të një postimi në facebook ka thënë se është tepër vonë për tu ankuar për këtë takim.

Krasniqi ka thënë se më këtë rast kemi të bëjmë me përzierjen e Gjyqësorit në politikë e Beogradit.

Ndërsa institucionet e Kosovës ende nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim për këtë takim. Madje, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka thënë për Express se nuk kanë asnjë informacion për një takim të tillë.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

Si ta kuptojmë shkuarjen e Speciales ke Vuçiqi?
Është tepër vonë që të merakosemi për shkuarjen e Speciales ke Vuçiqi. Krejt çka duhet thënë është se në rastin në fjalë kemi përzierjen e Gjyqësorit në politikë e Beogradit?! Mbase, shkuarjen duhet parë edhe si vajtje në vendin më të duhur dhe të personi më i duhur për krime të luftës?! Ndoshta Gjykata Speciale ka renë në gjurmët e duhura se ku duhet kërkuar krimet e gjenocidi që është ushtruar në Kosovë për vite të tëra. A nuk ishte Vuçiqi që shihet e dëgjohet të thoshte: Për një serb të vrarë, do të vriten qindra e mijëra mysliman?” As per shqiptaret nuk ka menduar ndryshe.
Edhe sikur mos të jetë kështu, të gjitha rrugët e kësaj Gjykate (Speciale), fillet i kanë në Beograd dhe aty duhet të përfundojnë! Në fund të fundit, themeli i GjS është në institucionin më të lartë të Kosovës, këto institucione nuk duhet të ndërhyjnë në Specialen, ndërsa Beogradit nuk i kërkohet kjo mos ndërhyrje, përkundrazi nga ai kërkohet mbështetje profesionale?!
Sido që të zhvillohen proceset, nga këto procese Beogradi (serbët) po dalin të terur, ndërsa Prishtina (shqiptarët) do të dalin si “pulat e lagura”! Nga politikanët që i kishim e i kemi në krye të institucioneve, nuk mund të pritej diçka tjetër! Kaq ishte kapitali i tyre e mbase është edhe nderi i tyre?!