Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, me anë të një statusi në Facebook, ka theksuar se ai nuk bën pjesë as në grupin pro bashës as në grupin kundër tij..

Sipas tij çdo demokrati i duhet të përdorë arsyen, në mënyrë që të vlerësojë, analizojë dhe më pas të zgjedhë atë që do ta drejtojë forcën më të madhe opozitare në 4 vitet e ardhshme.

Ja statusi i Çollakut:

Shoh qe ne disa portale,mbase nga neglizhenca ose me qellim…etiketohem here si grupi Pro here si grupi Anti.

Dua te beje ne menyre te qarte dicka,si per fillim.  Nuk bej pjese as ne grupin Pro as ne grupin Anti.  Bej pjese ne grupin e Aresyes.

Dhe ftoje cdo demokrat te perdore Aresyen si mase vleresuese.

Aresyeja duhet te na shtyje qe para se te vendosim me ke jemi…,te pyesim,kerkojme te sqarohemi,analizojme…te degjojme e vleresojme reflektim dhe korrigim,patjeter te mirepresim ndjesat nese jepen…te gjykojme projektet e te Zgjedhim Ate qe do te na drejtoje per 4 vitet e ardhshme.

Besimin dhe mbeshtetjen time do ta kete ai qe do te plotesoje keto Parime.

Ndaj durim deri ne fund te ketij procesi i cili vetem sa ka filluar.

Me pak emocione e me shume aresye…besoj eshte formula e sakte per te marre vendimin e Duhur.