Sindikata e Pavarur e RTK-së reagon  ndaj punësimeve të pakontrolluara që po ndodhin  në RTK. Vetëm javëve të fundit janë punësuar me dhjetëra persona, madje në disa raste pa konkurs, përfshirë familjarë të  stafit udhëheqës të RTK-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Me këtë veprim, Menaxhmenti i RTK-së vazhdon të mospërfillë rekomandimet e Auditorit Gjeneral, për mospunësime të reja për shkak të gjendjes së vështirë financiare të Transmetuesit Publik, përfshirë borxhet milionëshe.

SPRTK u bën apel deputetëve të posazgjedhur të Kuvendit të Kosovës, që të ngrisin zërin kundër punësimeve pa mbuesë financiare të cilat po e çojnë RTK drejt falimentimit.

Sindikata gjithashtu fton Inspektoratin e Punës që të bëjë hetimin e ketyre punësimeve.

Kryesia e Sindikatës, në ditët në vijim do të vendos për hapat e mëtutjeshëm të kundërshtimit të këtyre veprimeve.