Sipas “Goal.com”, Liverpooli e ka parë të refuzohet një ofertë prej 65 milionë euro për mesfushorin e RB Leipzig, Naby Keita.

Siç u raportoi për herë të parë nga Bild, Reds dërguan një ofertë të madhe parash, por u hodh poshtë shpejt nga klubi i Bundesligës, i cili mban 22 vjeçarin jashtë tregut.

“Ne nuk do të lejojmë që asnjë lojtar kyç të shkojë. Nuk ka asgjë që do të na bëjë të lëvizim”, ka thënë drejtori sportiv i RB Leipzig, Ralf Rangnick, në një konferencë shtypi javën e kaluar.

Keita ishte ndër futbollistët kryesor në udhëheqjen e Leipzigut në vendin e dytë në Bundesligë, duke kualifikuar klubin për Ligën e Kampionëve.

Jurgen Klopp e ka bërë objektivin kryesor të transferimeve reprezentuesin e Guineas këtë verë, por deri më tani është kundërshtuar në përpjekjet e tij.

Sulmuesi i Romës, Mohamed Salah dhe sulmuesi i Chelseat, Dominic Solanke janë transferimet e vetme të Liverpoolit deri më tani këtë verë, me klubin që kërkon të forcohet edhe më shumë përpara sezonit të Ligës së Kampionëve në 2017-18.