Personat e akuzuar nga prokuroria Speciale per rastet që I ka ngritur e njejta deri më tani, edhe përkundës masave të shqiptuara nga gjykata penale , edhe më tej  nuk kanë ngritur asnjë ankesë deri tek gjykata Supreme  për ta rrëzuar masën e shqiptuar.
Pothuajse cdo propozim I PSP-së  ku është kërkuar paraburgim për të akuzuarit është  refuzuar nga Gjykata penale.
Avokati Naser Raufi  thotë se vendimet e Gjyqit të Apelit janë definitive dhe bëhen të plotfuqishme.Sipas tij palët nuk kanë të drejtë ankese te Gjykata  Supreme. Përjashtime ka vetëm në rastet kur ka vendim për burg të përjetshëm.
T mobile In article [4]
“Apeli nuk duhet të jep të drejtën që ankesa të shkojë deri te Gjyqi Suprem.Ky presedan u bë me rastin e Seat Koçan  dhe është rasti I parë I evidentuar… kjo bëhet me qëllim që tu ndihmohet personave të akuzuar  që kanë pasur masën e paraburgimit”, shprehet avokati Naser Raufi.
Ndonëse  sipas ekspertit për çështje juridike Mersim Pollozhani, rrugdalje nga kjo situate  ka vetëm përmes fillimit të procesit të vetingut që përfshin shqyrtimin e punës së gjykatësve dhe prokurorëve.
“Vetingu në prokurori dhe Gjyqësi kjo është condicion sine qua një kusht pa të cilin nuk mundet është imperativ I momentit sepse përndryshe kjo amulli do të vazhdojë  dhe Gjyqësori aktvendimet dhe paraburgimet dhe masat që caktohen tani nuk do të kenë efekt”, shprehet analisti Mersim Pollozhani.
Sipas Pollozhanit marrja e pasaportës nuk është masë e duhur sidomos për persona të cilët dyshohen për krime serioze sepse të njejtët mun ti fshehin gjurmët dhe të organizojnë dëshmitarë të rrejshëm, madje e nevojshme është  edhe  ndërrimi i Prokurorit publik./TVM2