Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ia dorëzoi lëndën “Sopoti” Prokurorisë Publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përndjekjes joligjore të komunikimeve (PSP).

Siç kumtoi sot Prokuroria publike, për dorëzimin e lëndës penale të njohur në opinion si “Sopoti”, kanë kërkuar prej Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë të prononcohet nëse kërkesa është veprim ligjor i prokurorit publik i cili e udhëheq këtë prokurori.

“Duke e pasur parasysh atë që ngjarja penale-juridike ka ndodhur para vitit 2008, më saktë në vitin 2003, PPTH PKO vlerësonte se lënda e cila kërkohet nuk lidhet dhe nuk del prej përmbajtjes së paautorizuar të komunikimeve”, thuhet në kumtesën e PPRM.

Pas pranimit të njoftimit zyrtar prej Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë prej 4 korrikut 2017 në të cilën, siç theksohet, nuk ka sjellë vendim decid nëse duhet të dorëzohet lënda, por se duhet në mënyrë të pavarur të vendos nëse lëndën e theksuar do t’ia dorëzojë Prokurorisë Publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin prej përmbajtjes së ndjekjes joligjore të komunikimeve, PPTH PKO ka mbajtur Kolegjium të prokurorëve publik.

Është konstatuar se lënda e Prokurorisë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit i njohur në opinion si “Sopoti”, që është në fazën e procedurës gjyqësore të shkallës së parë para Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup, me shkrimet e tij, të dorëzohet në Prokurorinë publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve që të prononcohet nëse ndaj tij do të vendos kompetencë.