Ish-Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, po vazhdon të ndajë Mirënjohje në cilësinë e Shefit të Komunës. Këtë e ka bërë kur ia ka dhënë Mirënjohjen për Merlinda (Nexhdet) Qorraj e cila jetonë në Norvegji për suksesin e arritur në shtetin norvegjez si hendbollistja më e mirë në kampionat për vitin 2017 .

Megjithëse në njoftimin pubik, Selamanj ka njoftuar se mirënjohjen e ka ndarë si ish-Kryetar, në Mirënjohjen e dhënë hendobollistes emri i deputetit të AAK’së figuron si Kryetar i Komunës.

 “Më ketë rast ish kryetari – Deputeti z.Rasim Selmanaj bashkë më nënkryetarin e komunës z.Sami Cacaj dhe bashkëpunëtor tjerë kanë nda mirënjohje për Merlinda (Nexhdet) Qorraj e cila jetonë në Norvegji për suksesin e arritur në shtetin Norvegjez si hendbollist më e mirë në kampionatin e Norvegjisë në moshën e caktuar për vitin 2017”, thuhet në njoftimin e Selamanajt.

 

Global