Personave të cilëve u është kufizuar liria e lëvizjes, janë vendosur në kushte jashtëzakonisht të këqija dhe janë nënshtruar në trajtim johuman, nënçmues dhe jonjerëzor, tha sot në konferencë për shtyp avokati i popullit Ixhet Memeti në prezantimin e raportit të Avokatit të Popullit – Mekanizimi parandalues kombëtar për vitin 2016, pas 50-të vizitave të zbatuara të organeve dhe institucioneve, ku liria e lëvizjes është e kufizuar.

Ai potencoi se në raportin janë prezantuar gjendjet në katër institucionet e vizituara ndëshkuese-përmirësuese, tetë stacioneve policore, një institucioni publik për mbrojtje sociale dhe 37 vende për vendosje të refugjatëve-emigrantëve.

Në konferencë për shtyp ka pasur edhe video prezantim të gjendjes në objektet e vizituara. Memeti tha se kushtet në Shtëpinë ndëshkuese-përmirësuese Idrizovë jo vetëm se janë larg standardeve të parapara, por drejtpërdrejtë e shkelin dinjitetin njerëzor dhe kanë, siç tha, trajtim nënçmues, johuman dhe degradues.

Potencoi se në Sektorin për pranim ka tre dhoma, korridor dhe toalet në të cilat muret janë të mykura dhe me lagështi, nëpër tavane pikon ujë, ndërsa dritaret janë të thyera.

“Gjatë vizitës takuam 80-të persona të cilët në kundërshtim me ligjin mbahen edhe më shumë se dy muaj para se të transferohen në sektoret adekuate. për shkak të mbingarkesës këta persona flenë nëpër kartonë dhe dyshekë në vet dyshemenë, madje edhe në korridor, ndërsa të gjithë shfrytëzojnë një toalet, i cili në të njëjtën kohë përdoret edhe për ruajtjen e enëve për ushqim, me arsye se vetëm aty ka ujë”, tha Memeti.

T mobile In article [4]

Ai tha se për shkak të këtyre kushteve katastrofike dhe degraduese, kërkon mbyllje urgjente të sektorit për pranim në Idrizovë dhe transferim të këtyre personave në hapësira adekuate dhe pret që organet kompetente urgjentisht të veprojnë dhe t’i japin përgjigje në afat prej 30 ditëve.

Gjendjet në sektorin për femra në Idrizovë, tha, nuk kanë ndryshuar, por përkundrazi janë keqësuar. Ai i përmendi edhe kushtet e këqija (myk, lagështi, johigjienë…) në sektorin e ambulancës dhe të mbyllur dhe shtoi se ushqimi të cilin e konsumojnë të burgosurit është me cilësi të keqe dhe i pamjaftueshëm.

Ai informoi edhe korrupsion dhe keqpërdorime në burgje, ku, sipas dëshmive të të dënuarve, shiten krevate, telefona celularë, droga të ndryshme dhe se evident është trendi i rekrutimit të të varurve të rinj.

Në video prezantimin për gjendjen në IP Enti special – Demir Kapi, Memeti i përmendi kushtet e këqija në atë institucion, ku, siç tha, të mbojturit nuk e marrin kujdesi dhe mbrojtjen e nevojshme.

Nga tetë stacionet e vizituara policore, tha Memeti, vetëm një i plotëson standardet minimale për mbajtje dhe marrje në pyetje.

Pas 37 vizitave për vendosje të refugjatëve/emigrantëve, Memeti tha se nevojitet jo vetëm revidim serioz i rregullativës juridike për personat me hyrje ilegale dhe kërkuesve të azilit por të përforcohen kapacitetet për pranim dhe trajtim, si dhe respektim të rregullativës ndërkombëtare dhe kombëtare në procedurat për të drejtat e tyre.

Pas përfundimit të konferencës për shtyp, Memeti informoi se natën mes 16 dhe 17 të këtij muaji, policia ka hyrë në Qendrën tranzituese në Tabanovc dhe me forcë ka nxjerrë 18 migrantë, prej të cilëve 10 janë deportuar drejt Greqisë, ndrësa tetë të tjerët kanë arritur të ikin dhe gjenden në fshatrat në rethinë.

“Morëm informatë nga një organizatë joqeveritare se policia ka përdorur forcë. Nuk dimë se çka ka ndodhur, por gjithsesi se ekipet janë në terren. Pas kthimit të tyre, opinioni do të informohet”, shtoi Memeti.