Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pasur disa episode interesante sot në kuvendin e Kosovës, ku ka nisur regjistrimi i deputetëve të legjislaturës së VI-të.

Përveç që iu desh të huazoj një setër nga bashkpartiakët për ta realizuar fotografinë zyrtare të kuvendit, Haradinaj ka pasur edhe një “matje force” me deputetin e lëvizjes “Vetëvendosje”, Fisnik Ismaili, transmeton zeri.info.

Gjatë kohës sa Haradinaj po regjistrohej si deputet, Ismaili po e shikonte procesin e tij ndërsa me të përfunduar këtë obligim, Haradinaj i është afruar Ismailit për t’i dhënë dorën.

Kjo dhënie e dorës së Haradinajt dukej më shumë si tregim i forcës ndaj deputetit të lëvizjes “Vetëvendosje”, i cili megjithatë qëndroi stoikisht në këtë ballafaqim.

Megjithatë, vlerësojeni ju vet nëse kjo ishte një shtrëngim i zakonshëm duarsh apo diçka më shumë.

T mobile In article [4]