“Akoma nuk e dhe dorëheqjen ti?!”

Me këto fjalë i është drejtuar kryeministri Edi Rama ish drejtorit të Hipotekës në Gjirokastër.

Deklarata shpotitëse e Ramës është bërë gjatë dëgjesës me qytetarët e Gjirokastrës pasditen e sotme, ku i pranishëm ishte edhe drejtuesi i sapodorëhequr lokal i Hipotekës, Meleq Karabina.

Karabina i LSI-së dha dorëheqjen paraditen e sotme, pas ultimatumit të djeshëm të kreut të qeverisë, gjatë takimit me krerët e Hipotekave.

Rama u kërkoi atyre dorëheqje brenda 24 orëve.

Përveç Karabinës, drejtues të tjerë hipotekash janë dorëhequr, duke zbatuar ultimatumin e Ramës.