Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, gjatë samitit të Triestes që u mbajt dje në Itali.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Rama shkruan: “Në Trieste me Presidentin Emmanuel Macron, për Europën që duam, rajonin tonë si pjesë e saj dhe rrugën europiane të Shqipërisë ku po përgatisim një mandat reformash e negociatash me Bashkimin Europian”.

Në fund të samitit, liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE, firmosën një marrëveshje historike ekonomike, e cila i hap rrugë krijimit të tregut të përbashkët në rajon, dhe më vonë edhe me BE-në.