Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama gjatë samitit të Triestes, ka pasur mundësinë të takohet dhe me presidentit e Francës, Emmanuel Macron.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka bërë publik takimin mes tij dhe Macron.

Ja postimi i Ramës në Facebook:

Në Trieste me Presidentin Emmanuel Macron, për Europën që duam, rajonin tonë si pjesë e saj dhe rrugën europiane të Shqipërisë ku po përgatisim një mandat reformash e negociatash me Bashkimin Europian.