Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas publikimit nga ana e kryeministrit Edi Rama, të listës së gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk duhet të jenë më pjesë e sistemit të Drejtësisë.

Me anë të një statusi në Facebook, Manjani thekson se ky është vetëm akti i parë i diktaturës.

Ja statusi i Manjanit:

Akti i parë i diktaturës.

——-

Komiteti Qëndror i Rilindjes, me në krye shokun Edi Rama, shpalli sot dënimin për disa nënpunës të shtetit! Ndër ta edhe gjykatës e Prokurorë!

Reforma në drejtësi kapitulloi, së bashku me vetting-un! Askush nuk do ta besojë në pavarësinë e strukturës së vetting, pas këtij linçimi publik të emrave që bëri mrekullia kushtetuese e Shqipërisë!

Drejtësia popullore e popullit të Facebook tashmë është në veprim!

I mjeri ai që i bie taksirati të ketë të bëjë me këtë shtet që po ndërtohet!!!