Nga Durrësi aty ku u bë pjesë e një dëgjese me qytetarët, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se kabineti qeveritar do të pësojë ndryshime të mëdha.

Kryeministri theksoi se qeveria e re do të jetë shumë më e vogël, duke lajmëruar një shkurtim të ministrive.

“Në fillim të shtatorit do të jemi gati me blloqet e mëdha duke filluar nga qeveria e re, që do të jetë më e vogël, më eficente dhe patjetër, do të ketë kapacitetin për të garantuar bashkëqeverisjen.

Nuk do të ekzistojnë më ministri dhe agjenci që nuk begenisin ti lexojnë dhe jo t’u kthejnë përgjigje njerëzve. Struktura e komunikimit me njerëzit do të jetë e re dhe e fuqishme për të verifikuar cdo ankesë. Ata që largohen nga administrata për arsye mospërfillje të njerëzve nuk kanë të drejtë të afrohen për 10 vite” deklaroi Rama.