Kazanpunuesi Rama nga Tesliqi në Bosnje, ka mbetur pa grua katër vite më parë, pasi ajo i ka vdekur, ndërsa tani ofron 25 mijë euro (50 mijë marka të Bosnjës) për personin që ia gjen një grua të përshtatshme, por e cila duhet të përmbush vetëm dy kushte, transmeton Zeri.info.

Në të vërtetë, Rama ka gjashtë fëmijë dhe hiq më pak se 52 nipa dhje mbesa, por tani kërkon grua të re. Sa i përket kushteve të cilat duhet t’i përmbush gruaja e tij e ardhshme, është se ajo duhet të ketë patentë-shofer dhe mos të jetë më e re se 50 vjeçe.

Take Mywawavisit Survey for a $250 Gift Card

“E dua një grua e cila është e vetme, e cila ka patentë-shofer dhe asgjë tjetër dhe jep 50 mijë marka. Duan një grua të sinqertë mes moshës 50 dhe 60-vjeçare, të cilës i ka vdekur burri dhe di të vozitë veturën. Ia nënshkruaj pensionin prej 350 markave në emër të saj”, ka thënë Rama, i cili shpreson se së shpejti do t’i buzëqesh fati dhe do ta gjej gruan që kërkon.

Ky është një rast i mirë për ata që merren me shkuesi.