Kryeministri Edi Rama në një takim me 74 deputetët e rinj dhe kryetarët socialiste të bashkive ka flenderuar Ilir Metën për bashkëpunimin dhe kontributin në 4 vite. Ai i ka kërkuar Ilir Metës që të kthjellohet si president dhe të riparojë dëmet që i shkaktoi figurës së presidentit në 40 ditët e fushatës.
Rama tha se për interes të vendit do ti shtrijë dorën e bashkëpunimit opozitës PD-LSI, ndërsa përsëriti edhe njëherë se marrëveshja e 18 majit do të jetë busull orientuese për marrëdhëniet mes qeverisë dhe opozitës.
Mesazh i plotë i Ramës:
Më lejoni të falenderoj partnerët e mandatit qëpo mbyllet. Në radhë të parë për votat që dhanë për reformat shtetbërëse, të cilat do ti thellojmë më tej me kurajo politike, me vendosmëri atdhetare dhe gatishmëri për dialog me opozitën dy ngjyrëshe. Dua të falenderoj Ilir Metën, natyrisht jo për gjërat që i çoi për dreq, me arsyen kronike të mos arsyes së tij duke hedhur në erë projektin e së majtës së bashkuar, por për cdo kontribut pozitiv që dha në punën e përbashkët. Po në emrin tuaj, por edhe të deputetëve socialist që e votuan dua ti lutem sot të reflektojë sot dhe të kthjellohet njëherë e mirë si presidenti që i mori votat tona për të qenë konsensual jo konflikutal, për të qëndruar mbi palët dhe jo për të qenë palë kundër palëve të tjera dhe të përqëndrohet sa nuk është vonë tek riparimet e dëmeve të papara në këto 27 vjet që i bëri figurës së kreut të ri të shtetit që i bëri gjatë 40 ditëve të fundit. LSI përpara Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe përjetimi tragjik i daljes së partisë së tij personale nga roli i çelsit për shumicën qeverisëse nuk duhet ta damkosë si komike pa hyrë ende në zyrën figurën e presidentit të zgjedhur të shqiptarëve pa dallim.
Dua të falenderoj gjithashtu të gjithë ministrat e LSI për bashkëpunimin korrekt që patën dhe për kontributin pozitiv që dhanë në arritjet e qeverisë. I uroj shëndet në familjet e tyre dhe sa më shumë kontribute të reja pozitive për të mirën e Shqipërisë në detyrën aspak të lehtë të opozitarëve të qeverisë sonë të re.
Dora jonë e bashkëpunimit do të jetë e shtrirë për ta dhe për kolegët e tyre njësoj si dhe për opozitën kryesore PD. Dua ta rikonfirmoj edhe njëherë se marrëveshja politike e 18 majit me PD do mbetet për në një busull orientuese në marrëdhëniet qëveri opozitë.