Shikimi i vrenjtur i kryeministrit Edi Rama dhe kokat ulur të drejtuesve të Hipotekave vënë përballë tij në sallën e Hartave në Kryeministri, fliste shumë për atë se çfarë do të vinte më vonë. Nuk kaloi shumë, dhe pasi radhiti një më një mungesën e profesionalizmit, e ndoshta dhe korrupsionin në dyert e Hipotekave, kryeministri Edi Rama i tha shansin e fundit për tu larguar me nder: Dorërhiquni të gjithë pa përjashtim brenda 24 orësh. Merreni këtë vendim me dinjitet”.

Pa dashur të japë arsyet e gjendjes skandaloze në Hipoteka, por duke lënë si opsion të hapur edhe korrupsionin, Rama tha se është e patolerueshme që qytetarëve që kërkojnë shërbime të mos i respektohen afatet ligjore, apo më keq akoma, t’i jepet përgjigje me arrogancë.

 “Nuk jeni për këtë punë, ikni që tani. Të gjithë komplet ju ftoj të jepni dorëheqjen brenda 24 orësh”, – theksoi Rama.

Global

Rama tha një shembull në një Hipotekë ku nga 238 kërkesa kanë qenë pa përgjigje nga 246 që ka zyra.

“Domethënë të jesh përgjigjur në afat ligjor 3 % të kërkesave unë nuk e di se çfarë duhet më. Kush e ka të drejtën t’i shkelë qytetarëve të drejtën e tyre për afatet ligjore? Janë detyruese. Tallje kolektive ndaj njerëzve”, theksoi kryeministri.

T mobile In article [4]

Në pritje të dorëheqjeve, drejtuesit e Hipotekave kanë edhe një shans të dytë për tu rikthyer në detyrë. Rama tha se do të ngrihet një komision i posaçëm që do të bëjë verifikime. Disa drejtorë do të ndiqen penalisht duke u kallëzuar në prokurori, disa do të rimerren në punë nëse dëshmojnë se janë profesionalë.

Shefi i qeverisë sqaroi se pse po i kërkon të dorëhiqen, dhe nuk po i shkarkon.

“Mos kujtoni se s’bëhet dot me shkarkim, vetëm për një arsye. Se është një zonë e minuar dhe e vështirë nga fakti i problemeve objektive që s’janë problem që i kanë krijuar drejtuesit. Por për problemet subjektive që ju keni krijuar sipas rasteve të ngrihet në formën e arrogancës papërgjegjshmërisë korrupsionit, përgjegjës jeni ju që të gjithë pa përjashtim”, u shpreh Rama.

Një vendim drastik që Rama e mori pasi nuk shihte shpresë për ndryshim të situatës në këtë dyert e Hipotekave që shqiptarët i trokasin masivisht.

“Nuk kemi shpresë të shohim përmirësime pas lutjeve, kërkesave grupeve të punës, telefonave a thua se po ju kërkonim të punonit ndonjë gjë jashtë orari të papaguar për sadaka. Nëse doni të dilni me dinjitetin më minimal, duhet të jepini dorëheqjen të gjithë nga i pari tek i fundit. Kjo histori këtu mbaron”, theksoi kryeministri.

Ky është hapi i parë që kreu i qeverisë i bëri publik në sy drejtuesve të hipotekave, për të nisur reformën rrënjësore në Zyrën e Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme në të gjitha qarqet e vendit.

“Hipotekat janë një nga pjesët më të prekura prej sistemit kanceroz të Tepsisë së Partive të Pushtetit. Dorëheqja e të gjithë regjistruesve pa dallim përkatësish partiake dhe shpallja e kërkesës publike për kandidatë, për pozicionin e regjistruesit në çdo bashki, është vetëm hapi fillestar në rrugën e një reforme rrënjësore për të bërë shtet në hipotekë. Hapi tjetër, me krijimin e qeverisë së re, do të jetë ngritja e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë dhe synimi është që më herët se sa vonë, brenda këtij mandati, certifikata e pronës të mundësohet automatikisht nga regjistri kombëtar digjital i pronës – jo më për javë, muaj e vite, po në pak minuta”,-  tha Rama.