Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Trieste me kryeministrin Zoran Zaev.

Ky takim u zhvillua për forcimin e miqësisë dhe thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, sic u citua dhe nga FB i Ramës. Por, ajo që bëri bujë në këtë takim, ishte veshja serioze e Ramës, dhe atletet adidas të bardha. Një kontrast ky me veshjen dhe me vendin ky Ramës shkoi, bëri që komentuesit ta ofendojnë. Ndonëse, vlen të theksojmë që veshja e kryeministrit ka qenë gjithmonë ndryshe nga homologët e tij, apo zyrtarët e tjerë politikë.