Kreu i qeverisë Edi Rama, në intervistën e dhënë për televizionin francez ‘France 24’ i është rikthyer dhe njëherë debatit të madh për importin e mbetjeve.
Ai ka akuzuar mediat shqiptare se e kanë keqinterpretuar këtë ligj, ndërsa ka thënë se ai thjeshtë po kërkon zbatimin e legjislacionit të BE-së.
Ligji i çuar në kuvend nga qeveria për importin e plehrave, hasio në kundërshti dhe protesta të mëdha në të gjithë vendin nga ana e qytetarëve shqiptarë, të cilët kërkuan që ky ligj të mos kalonte.
Por për kreun e qeverisë fati dhe e ardhmja e shqipërisë në BE, varen nga ky ligj.
“Është një gjë për të cilën më duhet të them edhe televizionet franceze, përfshirë dhe tuajin e kanë kthyer tërësisht në drejtimin e gabuar. Kjo çështje nuk ka qenë gjë tjetër veçse miratimi i legjislacionit të BE-së. E drejta e industrisë për të importuar dhe ekspertuar.
Ma ka vënë në pozicion të vështirë, por nuk ka asgjë tjetër, vetëm miratimi i legjislacionit evropian. Gazetaria shqiptare duhet të bëjë më përpara duke bërë pyetjet e duhura”, tha Rama.