Kandidati i Partisë Nacionale-Konservative Kombëtare Indiane në pushtet (BJP), Ram Nat Kovind është zgjedhur president i ri i Indisë, njoftoi sot Komisioni Qendror Zgjedhor indian.

Sipas rezultateve nga votimi i deputetëve në Parlamentin indian dhe kuvendet e shteteve federale, Kovind ka fituar 65,65 për qind nga votat qeveritare, ndërsa kundërkandidatja e tij Mejra Kumar nga Kongresi opozitar Kombëtar Indian (INC) ka fituar 34,35 për qind.

Me këtë Kovind, i cili është ish guvernator i shtetit federal indian Bihar, u bë presidenti i 14-të i Indisë.

Mandati i presidentit aktual indian Pranb Mukerxhi skadon më 24 korrik, pas çka Kovind do ta ndërmarrë detyrën pas dhënies solemne të betimit të paraparë më 25 korrik.