Ivan Rakitic nuk dëshiron të largohet nga Barcelona e aq më tepër të përfshihet në bisedimet për transferimin e Verrattit në “Camp Nou”.
Sipas “El Mundo Deportivo”, kroati, i cili në muajin mars rinovoi kontratën deri në vitin 2021, ka mbetur i surprizuar nga kjo ide dhe nuk denjon as t’i komentojë zërat e merkatos.
29-vjeçari e ndjen veten pjesë të rëndësishme të projektit të blaugranave.