Pasi muajin e kaluar një kamion i ndërmarrjes publike për Mbrojtje dhe Shpëtim u fundos në shatërvanin e  sheshit “Maqedonia”, qyteti i Shkupit ende nuk ka arritur që ta rregullojë që të funksionoj.

Në përgjigjen me shkrim për TV21, thonë se ka mbetur që të zëvendësohen pjesët e dëmtuara të instalimit të shatërvanit, që janë porositur, dhe do të arrijnë këto ditë.

Pjesët e porositura do të instalohen, e më pas shatërvani do të jetë funksionale përsëri.