Qytetarët e Dojranit në referendumin lokal dje votuan kundër vazhdimit të punës së minierës “Kazandol” në komunën fqinje Vallandovë dhe kundër hapjes së minierave për lëndë të para metalike në territorin e komunës së Dojranit.

Prej gjithsej 2.747 votuesve të regjistruar, në referendum kanë dalë 1.407 votues ose 51,22 për qind, prej të cilëve në pyetjen e parë të referendumit kundër kanë votuar 1.336 qytetarë, gjegjësisht rreth 95 për qind e votuesve të dalë, kumtoi Mitko Andonov, kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Në pyetjen e dytë të referendumit, kundër hapjes së minierave në territorin e komunës së Dojranit, kanë votuar 1.340 qytetarë ose rreth 52 për qind e votuesve të dalë. Sipas Andonovit, në dy pyetjet e referendumit pesëdhjetë qytetarë të Dojranit kanë votuar “për”, njëzetë fletëvotime kanë qenë të pavlefshme, ndërsa të papërdorura kanë mbetur 1340 fletëvotime.

Dojrani është komuna e tretë në juglindje, pas Gjevgjelisë dhe Bogdancit, e cila u deklaru kundër vazhdimit me punë të kompleksit të minierave “Kazandol” në komunën fqinje Vallandovë dhe kundër çfarëdo minierave në territorin e tyre. Për këtë çështje do të prononcohen qytetarët e Vallandovës në referendumin e caktuar për më 20 gusht.

Global