Qeveria e re e Maqedonisë ka publikuar konkurs për punësim të 13 personave si këshilltarë të posaçëm në Kabinetin e zëvendës kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje ekonomike Koço Angjushev, në kabinetin e Sekretarit të përgjithshëm të qeverisë së Maqedonisë dhe në Kabinetin e ministrave pa pa resorë në kohë të caktuar. Siç thuhet në konkursin e shpallur, rroga do të jetë 36.873 denarë.

Ky konkurs ka hasur në kritika te mediumet e afërta me VMRO-DPMNE-në, të cilat rikujtojnë se vetëm para 10 ditëve përfaqësuesit e qeverisë së re ankoheshin se administrata shtetërore në Maqedoni vuan nga mbipunësimi.