Pres-shërbimi qeveritar sot dërgoi demant në lidhje me shkrimet në disa media dhe vlerësoi se janë tendencioze dhe pa sqarim përkatës dhe të domosdoshëm informacioni se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka publikuar shpallje të “shthurur” për furnizim të peshkut të freskët, peshkut të ngrirë, oktapodëve dhe prodhimeve deri në vlerë prej 400.000 denarëve.

Nga Shërbimi për informim dhe punë të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kumtojnë se bëhet fjalë për furnizim vjetor për nevojat e kabinetit të Presidentit të shtetit, të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të Klubit të deputetëve, të vilës presidenciale në Vodno, si dhe për nevojat e vilave shtetërore në Ohër.