Qeveria në seancën e sotme miratoi vendim për shkarkim të anëtarëve të të gjithë këshillave drejtues të ndërmarrjeve publike, institucionet shëndetësore publike, institucionet publike për punë sociale, agjenci dhe persona juridikë.

Shkarkimi, sipas kumtesës nga shërbimi qeveritar për informim, është për qëllim që të pengohen dëmet e mëtutjeshme  rreth Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, nga sjellja jopërgjegjëse e një pjese të anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike, për të cilët ka informacione se janë nënshkruar marrëveshje të dëmshme menaxheriale dhe se janë emëruar njerëz në pozicione menaxheriale me kompensime me vlera astronomike.

Gjithashtu, është vendosur që të revokohen anëtarët e komisioneve dhe anëtarët e secilit këshill mbikëqyrës dhe këshilla të drejtorëve nga shoqatat aksionale në pronë shtetërore, ndërsa për trupat rregullatorë të parashtrohet propozim për shkarkim të këshillave drejtues në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në seancë Qeveria e emëroi Radmilla Shekerinskën për kryetare të Këshillit organizativ për kremtimin e festës shtetërore – 2 Gushti – Ditës së Republikës.

Është miratuar edhe informacioni për statusin e zbatimin të projektit Portali nacional për shërbime elektronike për qytetarët, të mbështetur nga mjete të IPA fondeve, për çka janë obliguar ministri të caktuara dhe institucione shtetërore. Prej tyre, qëndron në kumtesë, pritet në kohë më të afërt t’i vërtetojnë shërbimet prioritare që u ofrohen qytetarëve me qëllim që të bëhet selektim i 50 serviseve më të rëndësishme, që qytetarët do t’i marrin në rrugë elektronike.

Në seancë qeveritare është shqyrtuar dhe miratuar informacioni për mbledhjen e 13-të të Këshillit të stabilizimit dhe asociimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian që do të mbahet më 18 të këtij muaji në Bruksel, me platformë për paraqitje të delegacionit shtetëror të kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Anëtarët e Qeverisë e kanë miratuar edhe informacionin për procedurë tenderi për ndarje të marrëveshjeve për partneritet publik privat për financim, mirëmbajtje dhe zhvillim të sistemit distributiv të gazit natyror në rajonet 1,2 dhe 3 si dhe informacioni për hulumtim multi-indikatorial, klaster, me të cilën vlerësohet gjendja e statusit social të grave dhe fëmijëve.