Gjykata e Lartë e Holandës e ka urdhëruar sot qeverinë të ofrojë fonde për një shkollë islamike në Amsterdam, të cilën autoritet kishin kërkuar ta ndalonin për shkak të shqetësimeve se nxënësit mund të radikalizohen në të.

Këshilli i Shtetit e përmbysi vendimin e zëvendësministrit të Arsimit, Sander Dekker, i cili urdhëroi që shkolla të mbyllej pasi një anëtar i bordit të shkollës e kishte përkrahur grupin militant Shteti Islamik (ISIS) përmes një postimi në Facebook në vitin 2014, transmeton Express.

Por, gjykata ka ardhur në përfundim se nuk ka prova të vlefshme për të mos ofruar fonde për shkollën pasi që personi në fjalë nuk ka qenë pjesë e bordit që nga ajo kohë, i cili edhe publikisht e kishte dënuar postimin e tij.

Kështu gjykata e ka urdhëruar këshillin e qytetit të Amsterdamit ta ofrojë një ndërtesë për shkollën, e cila pritet të hapet në shtator.

Shkolla e mesme publike do të ofrojë arsimin në gjuhën holandeze me islamin në fokus dhe do të ketë përafërsisht 180 nxënës.

Kjo do të jetë shkolla e dytë e këtij lloji në Holandë.