Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e djeshme e pranoi Raportin për negociatat e kryera dhe tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Qeveria mori vendim me të cilin përcaktohet kryeministri Zoran Zaev ta nënshkruajë Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.