Njihuni me Messy-n, një labrador të këndshëm i cili s’dëshiron asgjë më shumë se vetëm të jetë një mik.

Në anën tjetër të rrugës ku jeton Messy, ndodhet një haski i emëruar Audi. Pronari i tij zakonisht shkon në punë dhe e lë Audi-n në oborr vetëm.

Kur ndjehet i vetmuar dhe qanë, gjithmonë i kërkoj qenit tim ta takojë dhe të flasë me të. Qeni im shikon nga gardhi dhe i leh Audisë. Nuk e di çfarë komunikojnë, por ai pushon së qari”, thotë pronari i Labradorit.

Audi duket se ngushëllohet nga Messy dhe në fund ai e falënderon për këtë. Një ditë, pronari i Audi duket se harroi që ta mbyllte derën e oborrit kur shkoi në punë – dhe haski i vetmuar kuptoi se shansi i tij kishte ardhur.

Pronari kuptoi se Audi kishte ikur dhe ishte afruar afër gardhit të oborrit të tij. Messy, natyrisht, ishte aty për ta përshëndetur atë.

“Ai vrapoi tek qeni im dhe ata u përqafuan”, tha Oranit, pronari i qenit, i cili e fotografoi momentin e përqafimit.