Me gjithë vështirësitë që kanë në ecje, edhe këta djelmosha dolën të shprehin gëzimin e tyre për hapjen e Qendrës së re ditore për fëmijët e sëmurë me paralizë cerebrale. Për shkak të ndërtimit të shkollës së re në lagjen Kapishtec të Komunës Qendër, që mos të ketë ndërprerje të shërbimeve për këta fëmijë, ishte i nevojshme dislokimi i këtij institucioni në një objekt të Shkollës fillore “11 Tetori” në Shkup, tha Ministrja për punë dhe politikë sociale, Mila Carevska.

“Sot filloj rinovimi i këtij objekti që ndodhet në këtë lokacion, me qëllim që t’ju shërbej 45 fëmijëve, të cilët do të kurohen nga psikologët, logopedët, defektologët, duke marrë edhe fizio-terapinë. Vlerësojmë se ky objekt do të rinovohet sipas standardeve, gjithsesi në bashkëpunim me prindërit e fëmijëve, duke marr mendimin e tyre se i kemi plotësuar kushtet në këtë objekt, me qëllim që i njëjti të mbetet edhe më tej në shërbim të fëmijëve me nevoja të veçanta”, tha Mila Carevska, Ministre e punës dhe politikës sociale. 

Nga Shoqata e prindërve të fëmijëve të sëmurë me paralizë cerebrale, thonë se kjo kategori është lënë pas dore. Sipas Marina Bilbilovskas nga kjo shoqatë edhe familjet e tyre janë të margjinalizuara, andaj nga ministrja e re, kishin disa kërkesa.

“Kërkuam gjithçka! Të jenë të barabartë në sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore. Thjeshtë të kenë të drejtë të jetojnë si njerëz. Ta ketë përkushtim ministria e punës dhe politikës sociale për këtë kategori personash dhe në familjet e tyre. Ne prindërit nëse jemi të aftë do të përkujdesemi për fëmijët tanë, e nëse nuk jemi në atë gjendje të mirë e gjithë familja mund të shkatërrohet”, theksoi Marina Bilbilovska, Shoqata e prindërve të fëmijëve të sëmurë me paralizë cerebrale.

Renovimi i këtij objekti do të kushtoj rreth 2 milion denarë, dhe pritet të jetë në dispozicion të Qendrës për fëmijët e sëmurë me paralizë cerebrale në dy vjetët e ardhshëm. Nga Komuna Qendër thonë se edhe pas ndërtimit të shkollës së re në Lagjen Kapishtec, ky objekt do të shfrytëzohet si Çerdhe për fëmijë, e cila sipas kryetarit Andrej Zhernvski ka munguar në këtë zonë./tv21