Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit polak :

Mikhal Bruldo, 24 vjeç, banues në Poloni.

Më datë 08.07.2017, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur autobusi i linjës Tiranë – Shkup me targa TE 5918 AB, më të cilin ky i fundit udhëtonte si pasagjer. Gjatë kontrollit trupor të këtij shtetasi, në xhepin e pantallonave, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale  një sasi prej 1.4 gr lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.