Presidenti rus Vlladimir Putin për momentin nuk ka marrë çfarëdo lloj vendimi për masa reciproke pas dëbimit nga SHBA-ja të diplomatëve rusë dhe marrjes së pronësisë diplomatike në fund të vitit të kaluar, deklaroi sot pres-sekretari i tij Dmitrij Peskov, i cituar nga TASS.

Tani për tani shefi i shtetit nuk ka marrë kurrfarë vendimi. Paralelisht me këtë, ne disa herë nënvizuam se situata me diplomatët dhe pronësinë mbetet e palejueshme dhe durimi i palës ruse vendoset në provim serioz, vërejti zëdhënësi i Kremlinit para gazetarëve.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme sot u kërcënua se nga vendi do të dëbojë numër të panjohur të diplomatëve amerikanë si përgjigje e bllokimit të vazhdueshëm të dy pronave diplomatike ruse në SHBA, transmeton DPA.

Pronat u bllokuan nga ish-presidenti amerikan Barak Obama ditëve të fundit të qeverisjes së tij, kur ai dëboi edhe 35 diplomatë rusë, për shkak të akuzave se hakerë rusë kanë kryer kiber sulme me qëllim që të ndikojnë mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA në dobi të Donald Trampit, i cili si kandidat për Shtëpinë e Bardhë premtonte se jashtëzakonisht do t’i përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.

Presidenti rus Vlladimir Putin, edhe krahas pritjeve për reagim të shpejtë, atëherë mori vendim që të mos ndërmarrë masa reciproke kundër përfaqësuesve diplomatikë amerikanë, dukshëm duke konsideruar se presidenti i sapozgjedhur, por ende pa e marrë detyrën, Donald Tramp, do të ndërmarrë kurs të ndryshëm ndaj Rusisë. Në vend të kësaj, si gjest të vullnetit të mirë i ftoi diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre në aheng të Vitit të Ri në Kremlin.

Në deklaratën e sotme, të cituar nga TASS, zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme Marija Zaharova, deklaroi se vendi mendon për masa reciproke, sepse edhe krahas protestave të saj të shumëfishta, amerikanët ende nuk i kthejnë pronat e bllokuar diplomatike ruse në SHBA.