Mediat botërore kanë publikuar me pamje momentin kur lideri rus Vladimir Putin për pak sa nuk i zbuloi botës gruan e tij të re.

Presidenti, që tani ndodhet me pushime në resortin e tij të preferuar në veri të Rusisë, shkoi vetë me makinën e tij në një manastir të shenjtë.

Ai parkoi automjetin dhe pasi doli nga vendi i shoferit hapi derën e pasme, ku dukej të ishte pasagjere një grua.

Por pikërisht në atë moment, ndoshta pasi pa që kamerat po e filmonin, duket se zonja me çantë të kuqe i bën me shenjë Putin që të mbyllë derën sërish.

Ai ndjek urdhrat menjëherë dhe i drejtohet më pas kishës. Megjithatë pamjet rrisin spekulimet se ajo është gruaja e re e Putin.