Donald Trump dhe Vladimir Putin e nisen takimin e tyre shumë të pritur duke shkëmbyer komente përgojuese për gazetarët që ishin mbledhur për ta mbuluar takimin e tyre.

Të ulur për fotografi para gazetarëve para takimit privat të G20, presidenti rus, Vladimir Putin, i afrohet presidentit amerikan, Donald Trump, duke bërë me gjeste drejt gazetarëve në sallë, dhe e pyet: “A janë këta ata që po të lëndojnë?”, transmeton Express.

“Po këta janë ata. Keni të drejtë për këtë,” i është përgjigjur Trump.

U duk sikur Putin po ndiente dhimbjen me Trump për ankesat e këtij të fundit se mediat po e sulmojnë.

Trump vazhdimisht i ka akuzuar mediat se po raportojnë rrejshëm për administratën e tij, duke iu referuar atyre si lajme të rreme dhe armiq të popullit amerikan.