Si vizitorët, banorët e fshatit dhe të gjithë ata që i shpie rruga këndej, nuk lënë pa adresuar mesazhe për pushtetarët. Si është e mundur, thonë edhe ata, që Sllupçani kaq shumë bëri nam dhe përsëri të lihet në harresë! Janë shtruar dhe rregulluar më shumë se 10 kilometra rrugë malore, ndërsa rruga e Sllupçanit dhe i tërë fshati mbetet ende një problem i madh dhe pa kurrfarë infrastrukture.

Dr. Fatmir Hasani

Sllupçani është një fshat në komunën e Likovës, komunë kjo fare pranë bashkisë së Kumanovës, me më shumë se tetëqind shtëpi, i vendosur në pikën e rrafshët të kësaj zone rurale. Fshati rrethohet nga fshatra kodrinorë dhe malorë. Këtë vit sapo përfundoi asfaltimi i rrugës që do të lidh komunën e Likovës dhe atë të Kumanovës me komunën e Gjilanit të Republikës së Kosovës.

Sllupçani u bë i njohur sidomos pas konfliktit luftarak të vitit 2001. Tipar kryesor i Sllupçanit janë varrezat e dëshmorëve të kësaj lufte. Jo shumë larg qendrës së fshatit ndodhen këto varreza. Për të mbërritur deri atje duhet kaluar nëpër qendrën e fshatit, e cila është në gjendje shumë të keqe, me një rrugë të paasfaltuar dhe të mbytur në pluhur. Këndej pari, thuaja nuk është e mundur të ecet as në këmbë, kurse lëvizja me makinë e ngre në qiell pluhurin, duke i pluhurosur edhe shtëpitë përreth. Pra, problemi kryesor mbetet qarkullimi në këtë rrugë tepër të keqe. Situata më e vështirë është me automjetet që pothuajse është e pamundur për të lëvizur në këtë rrugë. Si vizitorët, banorët e fshatit dhe të gjithë ata që i shpie rruga këndej, nuk lënë pa adresuar mesazhe për pushtetarët. Si është e mundur, thonë edhe ata, që Sllupçani kaq shumë bëri nam dhe përsëri të lihet në harresë! Janë shtruar dhe rregulluar më shumë se 10 kilometra rrugë malore, ndërsa rruga e Sllupçanit dhe i tërë fshati mbetet ende një problem i madh dhe pa kurrfarë infrastrukture.

Është keq. Kjo është rruga që lidh shumë shatra malorë dhe nevojat e mëdha të njerëzve e bëjnë tepër të frekuentuar këtë rrugë. Rrugë e keqe, gropa, bie shi, baltë… Mezi bëhet kjo rrugë. Mezi kapërcehen këto pengesa. Rrugën e keqe e ecim çdo ditë. Dikur për shkak të rrugës së keqe dhe të paasfaltuar që lidhte fshatrat e malësisë, shumë prej banorëve kanë emigruar, duke kërkuar një jetë më të mirë në qytet, sepse u mungonin kushtet themelore. Pothuajse ishte e pamundur për të mbijetuar. Pas përmirësimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat malore, të cilat për shkak të migrimit ishin kërcënuar me zhdukje, këtë vit pas asfaltimit të rrugës disa familje edhe kanë nisur të kthehen. Edhe shumë të tjera kanë në plan të kthehen, por presin nga komuna dhe qeveria që ta ndihmojnë kthimin e tyre.

T mobile In article [4]

Për fat të keq edhe këtë herë u anashkalua Sllupçani. Pushtetarët premtuan male dhe lugina, por kjo nuk ndodhi. Në fshat na mungon rruga. Ishim duke shpresuar të paktën një kilometër asfalti, por ata na mashtrojnë duke na thënë se “kemi një projekt më të mirë për Sllupçanin”. Anashkaluan ca metra dhe asfalti nuk lejon lidhjen me fshatrat e malësisë që e ka zbehur rëndësinë që kishte edhe asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat malorë. Nuk na ka mbetur tjetër, pos duke u lutur për shëndetin, sepse pluhuri është edhe i dëmshëm.

Ndryshe nuk ka më “paqe” me këtë jetë që po bëjmë! Po e citoj fjalë për fjalë, ashtu siç më tha një i ri i fshatit, i cili ishte tepër i zemëruar me neglizhencën e pushtetarëve apatikë. “Nuk durohet më kjo gjendje. Kjo është arsyeja pse jam duke u përpjekur që të ikë nga ky vend. Nuk më shkon ndër mend për të bërë diçka këtu pas gjithë kësaj që po ndodh me ne. Siç duket ne njerëzit e thjeshtë jemi mësuar që të vuajmë, të heshtim dhe të presim”, thotë ai. “Problemi është edhe më i madh me fëmijët doktor dhe paramendoni pasojat që mund të kenë ata nga ajo që thithin ajër me pluhur”, flet me pezm ky i ri i fshatit.

Edhe diçka. Në të gjithë botën lumenjtë kanë rrjedhën e tyre normale, kurse në Sllupçan ndodhë një fenomen tjetër. Lumi nuk ka pikë uji, por kur bie shi rruga shndërrohet në lumë…

Tani së shpejti do të ketë zgjedhje (vendore). Nëse pushtetarët nuk i përveshin mëngët për të realizuar premtimet e rrugës do të duhet ta imagjinojnë se çfarë do të ndodhë me ta. Disa dhjetëra metra asfalt, ka qenë dashur prej kohësh të ishin zgjidhur. Tash unë dhe banorët e Sllupçanit nuk u  besojmë më premtimeve boshe.

Global