Nëse vjen vera dashur pa dashur çdokush mendon për disa ditë pushime… Disa preferojnë të jenë në plazh e disa preferojnë në mal. Ne jemi ndalur tek disa emra këtë herë për të sjellë tek lexuesit tanë jo vetëm një ide se si mund të kalojnë pushimet, por edhe për t’i mbajtur në koherencë me atë që personat publik bëjnë. Rozana Radi duket që mezi i ka pritur këto pushime. Menjëherë me mbylljen e sezonit intensiv të emisionit Boom ajo i është drejtuar bregdetit. Moderatorja ka zgjedhur që të jetë në plazhet greke. “Më në fund” ka shkruar ajo në një fotot që ka publikuar në rrjetin social Instagram. Ajo është duke pushuar në Zakynthos në Greqi, e duket se është në formë të mirë. Këngëtarja vazhdon të publikojë herë pas here video dhe foto nga aktivitet e saj atje.
Një tjetër këngëtare shqiptare ka nisur pushimet… Ndoshta këto pushime për të janë të domosdoshme për t’u relaksuar e për të filluar punën mirë. Jemi duke folur për Encën, e cila shumë pak kohë më parë është ndarë nga Noizi me të cilin ajo sillte çdo bashkëpunim. Fundi u muajit qershor dhe fillimi i muajit korrik Encën e ka gjetur në plazh. Ajo është duke shijuar detin e ndoshta duke u qetësuar pas ndarjes nga OTR. Përveç detit dhe rërës, përplasjeve të shumta me kolëge apo ish bashkëpunëtorë ka edhe pushime familjare e plot dashuri në mal. Këtë mënyrë pushimi ka zgjedhur të bëj, këngëtarja nga Kosova Argjentina Ramosaj. Kjo e fundit pas shijimit të detit tonë në brigjet e Vlorës, është kthyer në Kosovë. Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale bën të ditur se ka vendosur që të ndërthurë pushimet e saj.
Nga disa ditë pushimesh me familjen e saj në jug të Shqipërisë, ka udhëtuar drejt maleve të Kosovës. Së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj të vogël, këngëtarja ka udhëttuar mes pyjeve, maleve apo dhe përrenjve. Të tre ata vizituar Liqenin në Rugovë. Pamja duket fantastike dhe Ramosaj duket një nënë e përkushtuar ndërsa e mban në shpinë Noah, djalin e saj. Gjithashtu, duket kaq e përsosur me veshjen e saj sportive. “Two roads diverged in a wood, and I – I took the one less traveled by, and that has made all the difference ”, shkruan Ramosaj bashkangjitur në një nga fotot e publikuara në Isntagram. Përmes këtij statusi këngëtarja flet për rrugët e ndryshme që njeriu merr në jetë dhe sigurisht bëjnë ndryshimet mes individëve. Një pjesë e mirë e Vip-ave shqiptarë në këto ditë të nxehta vere, kanë sjellë në treg produktet tyre.
Nëse ju referohemi këngëtarëve, këta kanë publikuar këngë pa fund. Këtu vlen të përmendim alban Skëndëraj, i cili sapo ka publikuar këngën e tij më të re “Nuk je vetëm”, Luana Vjollca e cila ka sjellë këngën “Benzina”, Ervin Bushati dhe Blerina Braka me këngën “E jemja”, Samanta Karavella me këngën “Zemrën Maje” e shumë e shumë këngë të tjera. Duket sikur një pjesë e mirë e këngëtarëve kanë lënë që në muajin korrik të sjellin hitët e tyre verore, për të vazhduar më pas me koncertet apo pushimet e tyre. Kjo duhet parë pozitivisht sidomos për ata që pushojnë pasi veshët e tyre do të kënaqen nga muzikë e mirë, ritmike dhe verore. Shijoji ditët e nxehta me muzikën e tyre kudo qofshi det apo mal!
Rozana Radi zgjedh Greqinë për pushime
Aktorja dhe moderatorja Rozana Radi ka nisur më në fund pushimet pas një sezoni të gjatë me “Boom”. Ajo ka publikuar në Instagram foto dhe video nga plazhi i Zakynthos në Greqi.
Enca e djeg edhe në plazh!
Duket që fundi u muajit qershor dhe fillimi i muajit korrik Encën e ka gjetur në plazh. Ajo është duke shijuar detin e ndoshta duke u qetësuar pas ndarjes nga OTR.
Argjentina Ramosaj nga plazhi në mal
Këngëtarja nga Kosova Argjentina Ramosaj para disa javësh ishte në bregdetin shqiptar për të kaluar ditët e nxehta. Mirëpo duket se ajo ka preferuar të bëj edhe turizëm malor. Në Instagram ka publikuar disa foto ku duket mes maleve.